Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rama u përgjigjet Gjukanoviqit e Osmanit për Ballkanin e Hapur

nga Kaltrina Berila18 maj 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Presidentëve Milo Gjukanoviç dhe Vjosa Osmani kundër nismës “Ballkani i Hapur”.
Përmes një postimi në “Twitter”, kryeministri shqiptar ka thënë se kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit.
Ai thekson se Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse siç ka thënë ai e ardhmja nuk ndalet dot.

Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot.

— Edi Rama (@ediramaal) May 18, 2022


Krah presidentes, Vjosa Osmani, Gjukanoviq rikonfirmoi sot se Mali i Zi nuk do të vrapojë drejt nismës serbe Ballkani i Hapur, të cilën po ashtu e kundërshtohet edhe nga Kosova./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →