Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ramosaj i reagon Vuçiqit për Manastirn e Deçanit

nga B G30 dhjetor 2019

Ramosaj: Vuçiq shpërfaqë atë çka përfaqëson, që është përtej ogurit të zi

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, lidhur me Manastirin e Deçanit, duke thënë se deklarata e Vuçiqit, në thelb kur analizohet është e njëjta me atë të Millosheviqit.

Ai duke komentuar deklaratën ku Vuçiq thotë se “t’i ruajmë shenjtorët serb”,, ka pyetur se nga kush po rrezikohen apo kërcënohet.

“E dinë historikisht kush e ka ruajt atë Manastir. Në fund, e gjithë bota e din që shqiptarët gjithandej e sidomos në Deçan kanë objektiva paqësore. Objektiva për zhvillim ekonomik, për jetë më të mirë, në harmoni edhe me pasurit e këtij vendi qofshin ato trashëgimi kulturore historike fetare apo trashëgimi natyrore”, thuhet në reagim.

Sipas Ramosajt, ka kaluar koha, kur politika dhe retorika shoveniste serbe funksiononte.

“Vitet kanë ikë, lëreni Manastirin të festojë, jemi në prag të vitit 2020”, ka thënë ai.

Ndaj deklaratave të Vuçiqit ka reaguar edhe ministri në detyrë i punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli. Ai ka thënë se Kosova ofron mbrojtjen më të madhe të mundshme për objektet fetare, diçka që Kisha Ortodokse Serbe nuk e ka as në Serbi./21Media

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10162646080610153

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →