Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ramosaj: Zgjedhja e Trump risk, por pa risk nuk ka benefit

nga B G6 nëntor 2024
Ramosaj: Zgjedhja e Trump risk, por pa risk nuk ka benefit

Profesori universitar i ekonomisë Berim Ramosaj i tha rtv21 se fitorja e Donald Trump si president i SHBA-ve është parë me risk nga shtetet e tjera por benefitet e tij mund të jenë të mëdha.

Ramosaj duke përmendur marrëveshjen e 4 shtatorit 2020 e cila u arrit gjatë administratës Trump, ka vlerësuar se gjërat tashmë kanë ndryshuar dhe jo domosdoshmërish interesat e vitit 2020 janë aktuale edhe tash por që sipas tij e rëndësishme për Kosovën është që të jetë pjesë e planeve strategjike të SHBA-ve.

“Ne duhet ta luajmë atë lojë që të jemi pjesë e planeve strategjike të tyre dhe jo të jemi ata që tregojmë superioritet karshi vendeve të mëdha. Andaj uroj ta luajmë lojën ose t’i mësojmë rregullat e lojës. Kjo qeveri aktuale ka përvojë tashmë ose qeveritë e tjera që mund të vijnë. Pra krahas politikës që bëjmë është t’i realizojmë edhe interesat e tona kjo do duhej të ndodhte sepse të gjitha administratat Amerikane duan që Kosova të jetë storje sukesi”, tha ai./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →