Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ramush Haradinaj reagon pas ftesës së Speciales për Haxhi Shalën

nga RTV2125 gusht 2020

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj ftesës së Gjykatës Speciale që ia bëri deputetit Haxhi Shala.

Haradinaj ka deklaruar se thirrja që iu bë Shalës nga Gjykata Speciale, pikërisht në përvjetorin e bashkëluftëtarëve të tij të afërt, është një sfidë që ai do e kalojë ashtu siç i ka kaluar të gjitha sfidat e tjera gjatë jetës së tij.

“Haxhi Shala u kthye nga mërgimi në përgjigjje të thirrjes së Atdheut. Angazhimi i tij në funksion të lirisë, paqes, shtetit ligjor e mirëqenies së qytetarëve është për tu marrë shembull. Haxhiu ende është në pritje të drejtësisë për familjarët e tij, që u vranë mizorisht nga forcat serbe. Thirrja që iu bë nga Gjykata Speciale, pikërisht në përvjetorin e bashkëluftëtarëve të tij të afërt, është një sfidë që ai do e kalojë ashtu siç i ka kaluar të gjitha sfidat e tjera gjatë jetës së tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Haxhi Shala u kthye nga mërgimi në përgjigjje të thirrjes së Atdheut.
Angazhimi i tij në funksion të lirisë, paqes,…

Posted by Ramush Haradinaj on Tuesday, August 25, 2020

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →