Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ramushi tregon arsyen e dorëheqjes se Dautit

nga Venera Grabanica16 mars 2021

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte në “Click” tha se Daut Haradinaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit në legjislacionin e tetë të Kosovës për t’u fokusuar në terren.

‘’Vendimi i Dautit ka të bëjë me kërkesën që ia kanë bërë organizatat strukturat degët e AAK-së në terren e falënderoi për këtë gatishmëri të cilën e e ka bërë për tu vu në shërbim të strukturave’’, tha ndër tjera Haradinaj.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Daut Haradinaj dje ka informuar se ka hequr dorë nga mandati i deputetit në legjislacionin e tetë të Kosovës. Ai përmes një postimi është shprehur se do të heqë dorë nga mandati për t’i krijuar hapësirë Prof.Dr Shemsedin Dreshajt të jetë deputet, si dhe për të pasur mundësi kohore që të jetë më prezent nëpër komunat tona edhe për faktin se do kemi zgjedhje në këtë vjeshtë./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →