Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Redžepi uron për Ditën e Komunitetit Ashkali

nga B.K13 shkurt 2020

Redžepi: Uroi që këtë festë ta kalojnë në shëndet, lumturi, mirëqenie

Me rastin e Ditës së Komunitetit Ashkali, Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi, në emër të ministrisë dhe në emër të saj, uroi pjestarët komunitetit Ashkali për ditën e tyre. “Të gjithë pjesëtarëve të komunitetit ashkali u uroi që këtë festë ta kalojnë në shëndet, lumturi, mirëqenie, si dhe të vazhdojnë të ruajnë identitetin dhe bashkëjetesën e tyre me komunitetet  tjera në Kosovë, siç kanë vepruar deri më tani, duke ushqyer kulturën, traditat, zakonet dhe gjuhën e tyre”.

Ministrja Redžepi u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve qendrore dhe lokale, që të adresojnë nevojat dhe problemet e komunitetit Ashkali me një angazhim më të madh, me qëllim  të përmirësimit të  pozitës së tyre në shoqërinë kosovare./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →