Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Refugjatët ukrainas hyjnë në Estoni nëpërmjet Rusisë

nga B.K2 prill 2022

Zyrtarë të Estonisë kanë njoftuar se refugjatët ukrainas që mbërrijnë nga Rusia përfshijnë disa të zhvendosur nga qyteti i Mariupolit.
Ukraina ka akuzuar forcat ruse për “dëbimin” e mijëra civilëve nga Mariupoli, qytet ky i shkatërruar nga granatimet ruse. Rusia mohon të detyrojë njerëzit të largohen, por thotë se po kujdeset për mijëra njerëz nga atje, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Indrek Puvi, shefi i policisë në kufirin e Estonisë me Rusinë, tha se gjatë javës së kaluar rreth 200 refugjatë ukrainas kanë hyrë çdo ditë në Estoni, shtet anëtar i BE-së. Përveç njerëzve nga Mariupol, kishte refugjatë nga Kherson, Kharkiv dhe qytete të tjera.
Ai i tha transmetuesit publik ERR se disa kishin hyrë vullnetarisht në Rusi sepse nuk kishin mundur të iknin në Ukrainën perëndimore. “Megjithatë, ka pasur edhe njerëz që janë drejtuar me forcë në Rusi dhe janë lejuar të largohen vetë pasi kanë mbërritur atje”, tha ai.
Rusia po lufton për të marrë Mariupolin për të lidhur Krimenë me Donbasin. Forcat e saj pushtuan të dy territoret në vitin 2014./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →