Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Reshjet e borës, Rama fton qytetarët për kujdes

nga Venera Grabanica10 janar 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në kohën kur vendi po përballet me reshje bore dhe ngrica këto të zakonshme për stinën e dimrit.
Ai tutje ka thënë se  edhe pse të gjitha kapacitetet e Komunës janë vënë në dispozicion, ende ka rrugë që paraqesin rrezik.
“Ju bëj thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes duke vozitë ngadalë gjatë qarkullimit me vetura. Ndërkohë, pastrimi dhe hapja e rrugëve do të vazhdojë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Rama ka njoftuar se janë duke inspektuar vazhdimisht në terren për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →