Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Reshjet e shumta të shiut shkaktojnë përmbytje në Spanjë

nga Venera Grabanica3 shtator 2023
Reshjet e shumta të shiut shkaktojnë përmbytje në Spanjë

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime të mëdha në disa pjesë të Spanjës.

Shkalla më e lartë e paralajmërimit është vendosur në fuqi në rajonet e Madridit, Toledos dhe Cadizit.

Banorëve në Madrid iu është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të “reshjeve jonormale të shiut”, raporton BBC.

Shumica e shiut, që është sjellë nga stuhia “Dana”, është koncentruar në Cadiz, Tarragona dhe Castello, rajonet bregdetare.

Ndeshja e futbollit e paraparë të luhet të dielën mes Atletico Madridit e Sevillas është shtyrë shkaku i shiut.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →