Rexhaj: Opozita nuk ka guxim për të mos pranuar Asociacionin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj mbrëmë në ”Click” të RTV21 tha se ”Opozita nuk ka guxim të mos e pranojë Asociacionin”.
‘’Nuk mendoj se opozita e ka krebilitetin në kuptimin politik për të mos e pranuar Asociacionin sepse janë ata themeluesit e Asociacionit ne republikën e Kosovës nga viti 2013 tutje. Nuk mendoj që ata kanë guximin për të mos pranuar Asociacionin, ata veç e ngritin dorën lartë dhe e pranojnë këtë nëse ju kërkohet’’, tha Rexhaj ndër tjera.
Duke komentuar takimin e paraljmëruar të Presidentës, Vjosa Osmanit me partitë opozitare në lidhje me draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Rexhaj tha se Osmani po e kryen punënë e vet.
”Osmani pe kryen punën e vet është një lloj garantuese e respektimit te vendimeve politike ne përgjithësi dhe natyrshëm po e bene këtë”, tha Rexhaj.
Lidhur me këtë, Rexhaj ka thënë se, ”Qeveria e ka shprehur mendimin e vet sa i përket Asociacionit e ka thënë se unë jam e gatshëme të pranoj, por nuk ka thënë që këtë Asociacion që po sillet’’./21Media









