Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Rexhepi: Qeveria e re mund të votohet pas marrjes së datës për nisje të bisedimeve me BE

nga Egzona Mehmeti7 dhjetor 2021

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi në CLickPlus, në TV21 tha se Qeveria e re mund të votohet pas marrjes së datës për nisje të bisedimeve me BE-në.
Rexhepi tha se nëse vendi nuk merr datë në dhjetor të këtij viti, pritet që të merr datë në janar të vitit të ardhshëm.
“Çështja e datës që mund të ndodh që me 14 dhjetor eventualisht nëse nuk mund të merret, mund të ndodh në janar. Pritet që së paku të merret data, që Qeveria e re të sistemohet dhe të vendoset të sillet me një elan pozitiv pro-evropian”, pohoi Rexhepi.
Ai theksoi se pas tejkalimit të problemit me Bullgarinë dhe pas marrjes së datës, Qeveria do të ketë stabilitet.
“Momentin që do të vije të tejkalohet çështja me Bullgarinë, atëherë elani i qeverisjes së ardhshme do të ishte shumë më stabil dhe shumë më pozitiv, në shërbim të interesit të shtetit dhe qytetarëve”, tha mes tjerash Rexhepi, shkruan TV21./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →