Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Rihapet aplikimi për masën “Mbështetja e Punësimit të Grave”

nga B G17 dhjetor 2022
Rihapet aplikimi për masën “Mbështetja e Punësimit të Grave”

Është rihapur aplikimi për masën “Mbështetja e Punësimit të Grave”. Kështu njofti të shtunën Ministria e Financave.
Sipas ministrisë, çdo biznes që hap vende të reja pune për vajza e gra do të mbështetet me deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë.
“Pas suksesit të jashtëzakonshëm të masës 1.3 vitin që lamë pas, ku u punësuan afër 5 mijë gra e vajza, MFPT ka rihapur aplikimin për këtë masë. Kusht për kualifikim është që personi që punësohet, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët.”, është bërë e ditur në njoftim.
Afati i fundit për të përfituar nga mbështetja është 15 prill 2023.
Më tej bëhet e ditur se aplikimi bëhet përmes shërbimit EDI të Administratës Tatimore të Kosovës./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →