Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rohde dënon sulmin ndaj policisë në veri

nga Miranda Beqaj26 prill 2022

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde ka dënuar sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës në veri.

”Ne e dënojmë këtë sulm të pestë të neveritshëm ndaj PK-së në vetëm disa javë. Mbështetje e plotë për autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës për të sjellë autorët para drejtësisë”, ka shkruar Rohde në ”Twitter”.

Një njësi patrulluese e Policisë së Kosovës është sulmuar sërish mëngjesin e sotëm me armë zjarri derisa automjeti i tyre po qarkullonte nga Mitrovica në drejtim të kufirit të Bërnjakut. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zupçe të Zubin Potokut, dhe fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka policë të lënduar./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →