Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBotime
📚 Botime

Romani i Tom Hanks publikohet vitin e ardhshëm

nga Xh.D28 shtator 2022

Romani i aktorit Tom Hanks “The Making of Another Motion Picture Masterpiece” do të publikohet në vitin 2023.
Librit të parë të yllit të “Forrest Gump” i është caktuar një datë publikimi në ShBA dhe Britani të madhe dhe është 9 maji i vitit të ardhshëm.
“The Making of Another Motion Picture Masterpiece” pason krijimin e një filmi aksion, të mbushur me yje shumë milionë dollarësh e me superhero”, përshkruhet libri.
“Krijimi i filmit është punë shumë e vështirë për një periudhë shumë të gjatë kohore që përbëhet nga kaq shumë momente gëzimi të shoqëruara me një numër të barabartë ndjenjash të urrjetjes ndaj vetes. Është puna më e madhe në botë dhe njëkohësisht puna më ngatërruese që unë njoh”, ka thënë Hanks.
Por ky nuk është i pari, Hanks në vitin 2017 publikoi librin “Uncommon Type”./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →