Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Ronaldo ia transferon çdo muaj bashkëshortes së tij 100 mijë euro në llogari

nga Xh.D6 prill 2022

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një nga çiftet më të njohur në mbarë botën, me miliona ndjekës në rrjetet sociale dhe duke fituar shifra të jashtëzakonshme nga fushatat reklamuese.
Në fakt, Georgina thuhet se merr gjithsej 8 mijë euro në muaj nga markat për të reklamuar produktet e tyre, por këto nuk janë të ardhurat e saj të vetme.
Sipas emisionit televiziv spanjoll ‘Viva La Vida’, Ronaldo po transferon një shifër mujore afër 100 mijë eurove në llogarinë bankare të Georginas.
Kjo shifër thuhet se shërben për “shpenzimet dhe kujdesin ndaj fëmijëve”, pasi Georgina është personi që kujdeset për fëmijët ndërkohë që Ronaldo është larg.
Georgina ka publikuar së fundmi një dokumentar për jetën e saj të përditshme në Netflix, duke treguar se si po përballet me të qenit nënë, biznesmene, partnere dhe ndikuese në të njëjtën kohë./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →