Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Shifra që Ronaldo ia transferon çdo muaj në llogari partneres së tij

nga B.K6 prill 2022

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një nga çiftet më të njohur në botë, me miliona ndjekës në rrjetet sociale dhe duke fituar shifra të jashtëzakonshme nga fushatat reklamuese.

Në fakt, influencuesja e famshme thuhet se merr gjithsej 8 mijë euro në muaj nga markat për të reklamuar produktet e tyre, por këto nuk janë të ardhurat e saj të vetme.
Sipas emisionit televiziv spanjoll “Viva La Vida”, futbollisti Ronaldo transferon një shifër mujore afër 100 mijë eurove në llogarinë bankare të Georgina-s.
Kjo shifër thuhet se shërben për “shpenzimet dhe kujdesin ndaj fëmijëve”, pasi Georgina është personi që kujdeset për fëmijët, kur Ronaldo është larg.
Georgina ka publikuar së fundmi një dokumentar për jetën e saj të përditshme në Netflix, duke treguar se si po përballet me të qenit nënë, biznesmene, partnere dhe influencuese në të njëjtën kohë./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →