✨ Showbiz
Ronela Hajati mahnit me interpretimin e “Sekret” në skenën e Eurovisionit
nga Xh.D10 maj 2022
“Eurovision Song Contest 2022”, i cili është duke u mbajtur në Torino të Italisë, u hap sot nga Ronela Hajati, përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit.
Ajo ka interpretuar e para këngën “Sekret” dhe ka shkëlqyer me paraqitjen me një koreografi të përgatitur mjaft mirë.
Nata e dytë do të mbahet më 12 maj, më pas vijon më 14 maj finalja e madhe.
Në edicionin e 66-të të Eurovisionit do të konkurrojnë 17 vende, gjersa vetëm dhjetë prej tyre do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.
“Eurovision 2022” po mbahet në arenën “Pala Alpitour” në Torino të Italisë.
Tashmë është publikuar edhe mënyra se si do të mund të votohet për të dhe shtete nga të cilat mund të bëhet kjo./21Media








