Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Ronela Hajati reagon për herë të parë për padrejtësitë në Eurovision

nga Xh.D4 maj 2022

Këngëtarja Ronela Hajati, do ta përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e radhës të Eurovisionit.
Ajo së fundmi mori pjesë në konferencën për shtyp në Torino, ku foli për bullizimin, kritikat e shumë komente negative që pranoi javët e fundit.
Më shumë se kaq, vëmendje mori paraqitja e Ronelës e cila u shfaq me një fustan të bardhë, që i mbulonte tërë trupin.
Kjo duket se ishte një kundërpërgjigje ndaj Eurovisionit, pasi ia fshinë të gjitha fotografitë në rrjetin social, ku dukej më provokuese.
“Përpiqem të jem sa më familjare kështu që i mbulova të gjitha pjesët e trupit. Nuk vendosa maskë sepse duhet të flas por po përpiqem të mbuloj çdo gjë. Ky detaj i kokës është shumë i bukur dhe veshja është e lezetshme, kam dhe një shenjë nga buzëkuqi im këtu kështu që mos më filmoni. Të bullizosh njerëzit shkon përtej edukimit. Ka të bëjë me të qenit i ligë dhe njeri i vogël. Duhet të ndryshojnë, të shikojnë jetën e tyre dhe të jenë pozitivë sepse ne edhe kur bëjmë sikur nuk na intereson, sërish prekemi nga fjalët. Unë nuk jam këtu për tu gjykuar por për të kënduar. Nëse të pëlqen kënga dëgjoje, nëse jo fike. Kjo gjë duhet të marrë fund por kam frikë se nuk do ndodhë përsa kohë kemi mundësi të shkruajmë çdo gjë pas telefonave tanë. Çdo njeri është i bukur dhe duhet ta shoh bukurinë e vërtetë në pasqyrë jo tek ajo që thonë të tjerët.”– u shpreh ajo për bullizimet e shumta në rrjetet sociale për trupin e saj”, është shprehur Ronela.
Ajo përmendi edhe babain e ndjerë. Hajati u shpreh se përpiqet shumë që njerëzit ta duan për atë që është.
“Babai më tha se do e rregullojë këtë dhe unë e di që do e bëjë. Do bëjë gjëra që atje lart për mua. Ai kujdeset gjithnjë për mua dhe të flas për të është një temë delikate. Ai më jep forcë që të vazhdoj. Nëse do jem vetëm 10% e asaj që ishte ai do jem me shumë fat. Jam akoma sa 5% e tij dhe po përpiqem t’i ngjaj sa më shumë. Të lutem mos qaj. Çdo gjë do rregullohet. Do jesh një pop-star dhe do bësh para. Akoma nuk kam para por gjithsesi. Provo që njerëzit të të duan. Këtë kam bërë që në fëmijëri. Kam provuar gjithnjë që njerëzit të shohin si jam në brendësi dhe të më duan sepse e meritoj. Do i them mos të shqetësohet se është beqare”, u shpreh Ronela.
Ajo u pyet edhe për fitoren e madhe, për të cilën Ronela duket se nuk është shumë optimiste.
“Para së gjithash nuk do fitoj dhe mos e thuaj më këtë. E dyta jam akoma duke e kuptuar se çfarë më ka sjellë Eurovision deri tani. Të gjithë ne pjesëmarrësit jemi shumë të zënë dhe akoma nuk e kemi parë se çfarë na ka sjellë. Por kam marrë shumë dashuri nga njerëzit që nuk më njihnin. Njerëzit që të duan dhe mbështesin vetëm për një këngë dhe tre minuta është diçka shumë e madhe dhe ndonjëherë mendoj se nuk e meritoj këtë dashuri. Sepse jam mësuar me kritika çdo herë që publikoj një këngë. Të marrë kaq shumë dashuri është forcë e madhe dhe më beso që kam qarë kur kam parë që shumë njerëz më mbështesin. Së tretin, Lorin do më pëlqente për bashkëpunim se është e mrekullueshme. Më pëlqejnë artistët e këtij viti se janë të mrekullueshëm dhe kemi shumë vajza të talentuara dhe djemë që këndojnë super dhe janë të bukur. Do doja të bashkëpunoja me disa prej tyre. Nuk po e them se jemi në një festival por sepse e mendoj vëtetë”, ka thënë më tej ajo.
Që nga koha kur Ronela fitoi çmimin e madh në Festivalin e Këngës në RTSH, ngjarja u përcoll me shumë kritika e reagime.
Kjo pa dyshim nuk ka lënë pa e prekur Ronelën. Ajo edhe përmes Instagramit ka publikuar video duke qarë./21Media

Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →