Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rrahje masive në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

nga Kaltrina Berila11 mars 2025
Rrahje masive në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Një rrahje masive ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, konkretisht te rrethi i Flamurit.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Policisë si pasojë e kësaj rrahje dy persona kanë pësuar lëndime.

“Sot rreth orës 09:30 është pranuar informata për një rrahje te rrethi i Flamurit në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes dy persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona (njëri prej të lënduarve) , të cilët ishin të përfshirë në rast.

Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →