Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rreth 2 mijë gjoba trafiku në 24-orët e fundit në Kosovë

nga Gentrita Xhemajli18 maj 2025
Rreth 2 mijë gjoba trafiku në 24-orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara për 24 orët e fundit.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 17 aksidente me të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 1,936 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 15 persona, prej të cilëve 8 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë janë në vuajtje të dënimit. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor të personave për hetim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →