Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rreth sulmit të Xharrës reagon edhe Presidenti

nga B G13 maj 2017

Thaçi : Jam thellësisht i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër Arbana Xharrës

Pas sulmit ndaj Arbana Xharrës ka reaguar edhe Presidenti i Vendit, Hashim Thaçi i cili ka thënë ky veprim është tërësisht i papranueshëm dhe nuk arsyetohet me asgjë.
“Si shoqëri nuk bën të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë. Me këtë sulm të ulët nuk janë cenuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tonë.”, ka shkruar Thaçi. Ai po ashtu ka kërkuar nga organet e rendit që të zbardhin rastin në tërësi.

Ndryshe Arbana Xharra është sulmuar fizikisht sot rreth orës 1:00 të mëngjesit. Ajo ka marrë ndihmë në QKUK ndërkaq raportohet se gjendja e Xharrës është stabile./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →