🇽🇰 Kosova
Rrëzohet lisi në Prishtinë, bllokohet rruga ”Rexhep Luci”
nga Venera Grabanica24 korrik 2023
Rruga ”Rexhep Luci” në Prishtinë është bllokuar për shkak të rrëzimit të një lisi.
RTV21 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se kjo rrugë është bllokuar dhe nuk mund të kalohet.
RTV21 është në pritje të përgjigjes së Policisë së Kosovës, të cilëve u kemi dërguar pyetje për të mësuar se a ka ndonjë të lënduar./21Media











