Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rrëzohet një helikopter, vdiqën dy pasagjerë

nga Kaltrina Berila1 nëntor 2022

Një helikopter u rrëzua në Norvegji të martën duke lënë të vdekur dy persona. Raportohet se piloti ka marrë lëndime të rënda.
Policia norvegjeze identifikoi pasagjerët e vdekur si një burrë dhe një grua norvegjeze rreth të 60-tave. Piloti u gjet i gjallë në vendin e përplasjes pak jashtë qytetit të Verdal dhe u dërgua me urgjencë në një spital në qytetin e Trondheim.
Mediat norvegjeze raportuan se helikopteri u rrëzua në një fushë jashtë një zone të ndërtuar dendur në mjegull të dendur pas disa përpjekjeve të pasuksesshme për ulje, transmeton rtv21.tv.
Teknikët e mjekësisë ligjore nga policia po punonin në bashkëpunim me Bordin Norvegjez të Hetimit të Aksidenteve Ajrore për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.
Lloji dhe modeli i helikopterit nuk u bënë publike./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →