RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rrokulliset me traktor, humb jetën një 36-vjeçar

nga Kaltrina Berila31 maj 2024
Rrokulliset me traktor, humb jetën një 36-vjeçar

Një 36-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti me traktor në komunën e Leposaviqit.

Lajmin për portalin rtv21.tv ka konfirmuar zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Mbrëmë rreth orës 19:30 në Leposaviq ka ndodhur një vetaksident me fatalitet. Një person i nacionalitetit serb është rrokullisur me traktor”, tha Elshani.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →