Sanksionet e ShBA-së ndaj shefit të BIA-s, Vela e quan Vulinin vegël ruse
Blerim Vela, këshilltar i Presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, është vegël ruse. Këtë reagim Vela e ka bërë në llogarinë e tij në “Twitter”, pas sanksioneve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vendosën ndaj kryespiunit serb.
Sipas tij, Vulin është ekspozuar për rolin e tij destabilizues në rajon.
“Aleksandar Vulin, kreu i Shërbimit Informativ të Serbisë është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara. Një vegël ruse i ekspozuar për rolin e tij destabilizues në rajon”, ka shkruar Vela.
Aleksandar Vulin, head of Serbia’s Intelligence Service has been sanctioned by the United States. A Russian pawn exposed for his destabilizing role in the region.https://t.co/pFq6dRbkKr
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) July 11, 2023
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA








