Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se Biden ka “bërë shumë për vendin e tij, për Evropën, për botën”, ka raportuar BBC.
“Falë tij, bashkëpunimi transatlantik është i ngushtë, NATO është e fortë dhe SHBA është një partner i mirë dhe i besueshëm për ne. Vendimi i tij për të mos kandiduar përsëri meriton respekt”, ka deklaruar Scholz.







