Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Seanca për taksën: Opozita e ndarë

nga RTV212 mars 2020

Pozita mban qëndrimin e saj për taksën

Seanca e jashtëzakonshme për paralajmërimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake e gjeti të ndarë opozitën. Përkundër që PDK-ja e ka përkrahur këtë seancë, ajo është pro heqjes së taksës, ndërsa AAK-ja këmbëngul që tarifa duhet të qëndrojë. Pozita thotë se po e mban qëndrimin me të cilin e fitoi mandatin nga populli, që ta heq taksën dhe ta zëvendësojë me reciprocitet. Kryeministri Albin Kurti, para deputetëve tha se do ta detyrojnë Serbinë që ta njoh Kosovën, duke përdorur versione të tjera dhe jo taksën.(Teksti: Donika Osmani, Kamera: Gyner Muja)./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →