Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Të hënën seanca e jashtëzakonshme për taksën

nga B.K28 shkurt 2020

Caktohet seanca për taksën

Pas mbledhjes së kryesisë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar se të hënën do të mbahet seanca e jashtëzakonshme nga ora 11:00.

“Sapo u dakorduam që seanca e jashtëzakonshme të mbahet të hënën në orën 11:00. Pra kemi 41 nënshkrime. Dëshiroj që të falënderoj deputetët që kanë dashur të jenë pjesë e këtij mocioni”, tha ai.

Haradinaj nuk ka përjashtuar edhe protestat për ta kundërshtuar veprimet e Albin Kurtit në lidhje me heqjen e taksës.

“Jemi kundër heqjes së taksës, derisa Serbia vazhdon avazin e vjetër. Mendojmë që ka gabuar shumë. Pra siç duket nuk ka pasur as një dakordim me partnerët e koalicionit. Do ta kundërshtojmë në të gjitha format ligjore që na lejohet…pse jo”, tha ai.

Ai njoftoi se lideri i AAK-së do të ketë në orën 17:00 një konferencë të jashtëzakonshme.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →