🌍 Bota
Sekretari i OKB-së kërkon hetim të pavarur për civilët e vrarë në Bucha
nga Miranda Beqaj4 prill 2022
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka thënë se një hetim i pavarur për civilët e vrarë në Bucha është thelbësor për të siguruar përgjegjësi efektive.
“Jam thellësisht i tronditur nga imazhet e civilëve të vrarë në Bucha, Ukrainë. Është thelbësore që një hetim i pavarur të çojë në llogaridhënie efektive”, the Guterres.
Gjithashtu edhe udhëheqësit evropian i kanë dënuar sulmet ruse në Bucha, duke i quajtuar këto ”akte të tmerrshme”./21Media








