RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sekuestrohen mbi 12 mijë euro në pikën kufitare Bërnjak

nga Kaltrina Berila14 dhjetor 2024
Sekuestrohen mbi 12 mijë euro në pikën kufitare Bërnjak

Policia ka sekuestruar mbi 12 mijë euro në pikën kufitare Bërnjak.

Në njoftim thuhet se paratë janë gjetur gjatë kontrollimit të një automjeti me vozitës shtetas të Serbisë.

“Më datën 13.12.2024, rreth orës 21:50, në pikë kalimin kufitar në Bërnjak, në hyrje të RKS-së, gjatë kontrollimit të hollësishëm të përbashkët kufitar (Policia Kufitare & Dogana e Kosovës), të një automjeti, me targa të Serbisë (NP), me vozitës (J.D.) shtetas i Serbisë, janë hasur në 12.240 (dymbëdhjetëmijë e dyqind e katërdhjetë) euro dhe 300 (treqind) franga zvicerane, kartëmonedha të padeklaruara”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →