Sërish karriget përmbys në Kuvendin e Shqipërisë
(Lajm i përditësuar)
Sërish karriget përmbys në Kuvendin e Shqipërisë
Normalitet në Parlamentin e Shqipërisë nuk ka. Për të disatën herën radhazi, deputetët e opozitës shkaktuan kaos dhe rrëmujë, duke penguar punimet normale të seancës plenare.
Sali Berisha dhe deputetët që e mbështesin atë u shfaqën në Parlament një orë para nisjes së seancës. Ata morën karriget ku ulen deputetët socialistë dhe i përmbysën para foltores.
Kur kryeparlamentarja Lindita Nikolla nisi punimet e Kuvendit, demokratët protestuan duke iu rënë tavolinave.
Për karrigen, nuk munguan as përplasjet fizike, vecanerisht Xhemal Qefalia me Edmond Spahon dhe Ervin Salianjin.
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita ndez flakadanë
Deputetët e opozitës së Kuvendit të Shqipërisë kanë krijuar kaos pa nisur seanca e paraparë për të enjten. Raportohet se ka pasur përplasje mes ligjvënësve demokratë dhe punonjësve të Gardës të cilët kanë rrethuar ambientet e Parlamentit.
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka vijuar që të bllokojë Foltoren e Kuvendit. Teksa fjala i është dhënë ministrit, Taulant Balla, ai ka zgjedhur që të ndezë një flakadan.
Nga pamjet e publikuara në rrjete sociale nga ish-kryeministri Sali Berisha, shihet se ligjvënësit demokratë kanë përmbysur karriget përpara foltores së Kuvendit.
Edhe në mbërritjen përpara parlamentit, Berisha paralajmëroi se këtë të enjte nuk do të ketë një seancë plenare normale në parlamentin e Shqipërisë.










