Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

SHBA do t’i sigurojë Ukrainës paketë shtesë të ndihmës ushtarake

nga E.Bullaku19 gusht 2022

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ofrojnë një paketë ndihme ushtarake prej 775 milionë dollarësh për Ukrainën, njofton Pentagoni.

Paketa e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së do të përfshijë sisteme raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë, artileri dhe pajisje për pastrimin e minave, përcjell rtv21.tv

“Ne duam të sigurohemi që Ukraina të ketë një rrymë të qëndrueshme municionesh për të përmbushur nevojat e saj dhe kjo është ajo që ne po bëjmë me këtë paketë”, raporton AFP të ketë thënë një zyrtar i lartë.

Ai gjithashtu tha se forcat ruse po tregojnë një “mungesë totale të përparimit në fushën e betejës në Ukrainë”.

SHBA-ja ka bërë premtime të rregullta për ndihmë financiare dhe ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit të Rusisë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →