Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

SHBA kërcënon me sanksione pas grusht-shtetit në Mianmar

nga Egzona Mehmeti2 shkurt 2021

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka kërcënuar të rivendosë sanksionet ndaj Mianmar pasi ushtria e vendit e mori pushtetin atje.

Sanksionet ishin lehtësuar vetëm kohët e fundit, pasi vendi filloi të dilte nga një diktaturë ushtarake dekada me radhë.

Të hënën, Aung San Suu Kyi dhe zyrtarë të tjerë shtetëror u arrestuan, pasi u akuzuan për mashtrim mbi fitoren e saj të jashtëzakonshme në zgjedhje.

Kombet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe BE gjithashtu kanë dënuar pushtimin ushtarak mes frikës së protestave dhe trazirave të mundshme.

Suu Kyi, e cila ka kaluar gati 15 vjet në paraburgim midis viteve 1989 dhe 2010 ka nxitur mbështetësit e saj të “protestojnë kundër grushtit të shtetit” në një letër të shkruar para se të arrestohej.

Ajo ka paralajmëruar se veprimet e ushtrisë do ta vendosnin vendin përsëri nën një diktaturë.

Ushtria ka refuzuar të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit, duke deklaruar një gjendje të jashtëzakonshme për një vit, ndërsa tashmë ka zëvendësuar 11 ministra dhe deputetë, përfshirë financat, shëndetësinë, punimet e brendshme dhe punët e jashtme.

Por, në një deklaratë, presidenti amerikan Biden tha se “forca ushtarake nuk duhet të kërkojë kurrë të shfuqizojë vullnetin e njerëzve ose të përpiqet të fshijë rezultatin e zgjedhjeve të besueshme”.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →