Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shefja e Misionit të BE-së: Kosovarët në zgjedhje treguan se janë të përkushtuar ndaj demokracisë

nga Kaltrina Berila11 shkurt 2025
Shefja e Misionit të BE-së: Kosovarët në zgjedhje treguan se janë të përkushtuar ndaj demokracisë

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE, Nathalie Loiseau, ka thënë se procesi i votimit në ditën e zgjedhjeve në Kosovë më 9 shkurt të javës së kaluar ka qenë i qetë.

Në një konferencë për media, ajo ka theksuar se kosovarët treguan se janë të përkushtuar ndaj demokracisë.

“Të dielën qytetarët e Kosovës dolën në vendvotime për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Dua të përgëzoj votuesit që morën pjesë në këto zgjedhje historike të parat pas një mandati të plotë parlamentar, poashtu edhe ligjet e para nën Ligjin e ri për Zgjedhjet, që përfshin shumë prej rekomandimeve të mëhershme të BE-së. Në përgjithësi dita e procesit zgjedhor ka qenë e qetë, votuesit kishin mundësi të votonin në kushte të mira, duke iu falënderuar dedikimit të stafit të qendrave të votimit, këto janë sinjale se qytetarët e Kosovës janë të përkushtuar ndaj demokracisë. Dua të falënderoj Zyrën e BE-së në Kosovë për mbështetjen e tyre, dhe delegacionin e BE-së, për bashkëpunimin shumë të mirë që kemi pasë”, ka thënë Loiseau.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →