RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Shfuqizohet vendimi që i mundësonte Bechtel-it 50 milionë euro

nga Kaltrina Berila6 mars 2020

Vendimin e ka mbështetur edhe kryeministri

Shfuqizohet vendimi i Qeverisë Haradinaj për dy kyçje në një mbikalim në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Anulimi i këtij vendimi u bë sot në mbledhjen e Qeverisë e cila është duke u mbajtur, me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.

Ministri ka thënë se kjo vlerë është gati 50 milionë euro, në një kontratë që ende nuk nënshkruar.

Këtë vendim e ka mbështetur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke thënë se duhet të ndalet kjo gjakderdhje financiare.

Vendimi i mbledhjes se Qeverisë të mbajtur më 28 maj 2019 kishte të bënte me zgjatjen e afatit të përfundimit të kontratës për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” deri në fund të vitit 2020. Në pikën 2 sqarohej se kjo zgjatje e punëve po bëhej për të përfunduar ndërtimin e disa kyçjeve në autostradë./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →