RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shkon në 8 numri i të arrestuarve në veri

nga Venera Grabanica26 shtator 2023
Shkon në 8 numri i të arrestuarve në veri

Numri i të arrestuarve për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri ka shkuar në 8.

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe dy personat të cilët janë arrestuar të hënën në mbrëmje dyshohet se kanë lidhje me sulmet ndaj policisë së Kosovës.

“Vlerësuar në aspektin e sigurisë, situata në veri të vendit është e qetë, por mbetet e tensionuar. Policia e Kosovës (PK), siç ka raportuar në konferencën e datës 25.09.2023, se operacioni policor është ende duke vazhduar dhe si rezultat i saj në një hotel ka arrestuar dy persona të dyshuar si dhe në zonën e fshatit Banjskë janë gjetur dhe janë konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në njoftim Policia ka treguar edhe për mjetet dhe armët që janë konfiskuar gjetur e konfiskuar në zonën e fshatit Banjskë./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →