Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shkurte Fejza takon ish presidentit Clinton: Një moment falënderimi dhe mirënjohjeje të thellë për gjithçka

nga B G19 maj 2026
Shkurte Fejza takon ish presidentit Clinton: Një moment falënderimi dhe mirënjohjeje të thellë për gjithçka

Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Fejza ka  njoftuar se gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara ka takuar ish-presidentin amerikan Bill Clinton.

Përmes një postimi emocionues, ajo e cilësoi takimin si një moment të veçantë mirënjohjeje për kontributin historik të Clintonit ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar.

“Ky takim ishte më shumë se simbolik. Ishte një moment falënderimi dhe mirënjohjeje të thellë për gjithçka që presidenti Clinton ka bërë për Kosovën”, ka shkruar Fejza.

Ajo ka falënderuar gjithashtu shqiptaro-amerikanët, të cilët i quajti “zemra e gjallë e shqiptarizmës” dhe mbështetës të fuqishëm të Kosovës në periudhat më të vështira.

Sipas saj, liria e Kosovës do të kujtojë gjithmonë mbështetjen amerikane dhe rolin e SHBA-së në ditët vendimtare për vendin.

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →