RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Shkurte Gashi me mesazh prekës për babain: Ndarja jote e papritur, ma la zemrën bosh

nga Gentrita Xhemajli12 janar 2026
Shkurte Gashi me mesazh prekës për babain: Ndarja jote e papritur, ma la zemrën bosh
Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi, ka ndarë me ndjekësit fjalët prekëse pas humbjes së babait.
Përmes një mesazhi mjaft prekës ku shihet krah tij, ajo ka ndarë dhimbjen e madhe për humbjen e tij.
Këngëtarja e ka përshkruar babanë e saj jo vetëm si prind, por si udhërrëfyesin dhe forcën e saj më të madhe.
“Vdekja jote e papritur ma këputi shpirtin dhe ma la zemrën bosh. Sot humba më shumë se një baba, humba shokun tim më të mirë, mësuesin tim, udhërrëfyesin e jetës sime,” ka shkruar Shkurtja në dedikimin e saj, duke theksuar se ai ishte drita që e printe në çdo hap.
Në fund të mesazhit të saj, këngëtarja shprehet se kujtimi dhe vlerat që ai i ka mësuar do të jetojnë përherë në zemrën e saj. “Pushon i qetë, babush, krenaria ime e përjetshme,” mbyll postimin e saj ajo
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →