RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Shmyhal thotë se konflikti Ukrainë-Rusi mund të nxit Luftën e Tretë Botërore

nga Xh.D14 mars 2022

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal ka kërkuar që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Evropës.
“Për 18 ditët e fundit bota më në fund hapi sytë”, tha Shmyhal.
Tiny Kox, president i asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës tha se do të shqyrtohet për herë të parë në histori që një shtet anëtar mund të përjashtohet.
Kox tha se pasojat e pushtimit të ushtrisë ruse do të debatohen në orët e ardhshme.
Shmyhal, i cili i është drejtuar Këshillit të Evropës, tha se Vladimir Putin ka filluar “luftën në shkallë të gjerë” në qendër të Evropës, që mund të nxit “Luftën e Tretë Botërore”.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →