Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shpërthen një granatë në Prishtinë

nga Venera Grabanica23 nëntor 2023
Shpërthen një granatë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një granatë ka shpërthyer në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Dy persona kanë deklaruar në Polici se nga shpërthimi janë dëmtuar pronat e tyre.

Rasti ka ndodhur dje gjatë ditës.

Sipas njoftimit të Policisë, ende nuk dihen rrethanat për shpërthimin e granatës.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës për një shpërthim, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë takuar dy ankuese kosovare, të cilat kanë deklaruar se si pasojë e shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u janë shkaktuar dëme materiale në pronat e tyre dhe në një veturë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e PK-së për deminim, ku dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë garantë dore, i cili ka shpërthyer në rrethana (ende) të panjohura. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin ditor të PK-së./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →