Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Shqipëria në epërsi

nga Venera Grabanica17 qershor 2023
Shqipëria në epërsi

Kombëtarja kuqezi më në fund ka gjetur rrjetër në sfidën ndaj Moldavisë. Golin e shënoi Jasir Asani kur luhej minuta e 51-të.

Ishte një aksion i gjatë i kuqezinjve, me tentativat e Bajramit dhe Ramadanit, por në fund ishte Asani që me të djathtën shtangu portierin e moldavëve për 1-0

Edhe pjesa e dytë, sikurse e para, ka nsiur me dominimin e lojtarëve shqiptarë.

Shqipëri-Moldavi është ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Evropianit “Gjermani 2024” por që shënon edhe debutimin e trajnerit Silvinjo në “Air Albania”.

Kombëtarja shqiptare kërkon të marrë tri pikët nga ky ballafaqim në garën për një vend në Kampionatin Evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →