(Lajm i përditësuar)
Shqipëriat ka bërë histori në Leskovac, duke mundur kombëtaren e Serbisë 1:0 me golin e Rei Ramanjt.
Rei Manaj ka shënuar sot një gol historik në Serbi në ndeshjen me Shqipërinë. Kombëtarja e Shqipërisë gjeti avantazhin në fundin e pjesës së parë, pikërisht nga ky futbollist.
GOOOL, shqiponja e Shqipërisë në Leskovc
Rey Manaj ka shënuar për epërsinë 1:0 të Shqipërisë ndaj Serbisë. Ai festoi duke bërë figurën e shqiponjës dykrenare.

Vazhdojnë thirrjet anti-Kosovë
Nuk ndalen thirrjet skandaloze të serbëve. Në stadium dëgjohen sërish thirrjet: “Kosova është Serbi”.
Thirrje anti-Kosovë në Leskovc
Në stadiumin në Leskovc kanë nisur thirrjet anti-Kosovë në ndeshjen Serbi – Shqipëri.
Janë dëgjuar thirrje “Kosova, Serbia” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”.
Shqipëria luan ndeshjen më të rëndësishme të kësaj fushate kualifikuese, ku në Leskovc po përballet me Serbinë, një duel direkt për vendin e dytë në Grupin K që të dërgon në “Play Off”-et e Botërorit.
Fishkëllima kur lojtarët e Shqipërisë dalin në fushë
Kur lojtarët e Shqipërisë dolën në fushën e stadiumit “Duboçica” në Leskovc janë dëgjuar fishkëllima.
Stadiumi ende po mbushet, ndërsa 20 për qind e kapacitetit të tij do të jetë i zbrazët.
Publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë kundër Serbisë
Kombëtarja e Shqipërisë do të jetë sonte mysafire e Serbisë në Leskovc, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Sfida pritet të jetë vendimtare për “Kuq e Zinjtë”, të cilët kërkojnë një rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.
Përzgjedhësi Sylvinho ka zgjedhur një formacion të balancuar, duke ruajtur stabilitetin në mbrojtje dhe duke kërkuar efikasitet në sulm. Nga Kosova, vetëm Arlind Ajeti do të jetë pjesë e formacionit titullar.
Sulmi i Shqipërisë do t’i besohet treshes Armando Broja, Rey Manaj dhe Myrto Uzuni, ndërsa në mesfushë do të luajnë Asllani, Laçi dhe Shehu.
Formacioni:
Shqipëri: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Laçi, Shehu; Broja, Manaj, Uzuni.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin e qytetit të Leskovcit, me fillim nga ora 20:45.
Shqipëria do të luajë sot në mbrëmje kundër Serbisë në Leskovc, ku fituesi i këtij takimi, me shumë gjasa do të blindojë vendin e dytë në grup.
Kuqezinjtë do të luajnë mbrëmjene sotme në Leskovac përballë Serbisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Ajo që bie në sy është se mbrëmjen e sotme Shqipëria do të luajë me uniformën e dytë përballë serbëve, atë të bardhë me të zezë.






