Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Shtatë të vdekur dhe 46 të lënduar nga përplasjet e trenave në Ankara

nga RTV2113 dhjetor 2018

Njëri nga trenat ishte në shpejtësi të lartë

Shtatë persona kanë vdekur dhe 46 persona janë lënduar pas një përplasjeje mes trenave në Ankara të Turqisë.

Sipas autoriteteve lokale, një tren i shpejtësisë së lartë u përplas me një tren lokal dhe tejkaloi. Përplasja ndodhi në Marsandiz, rreth 8 kilometra nga stacioni kryesor i Ankarasë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30. Treni po udhëtonte nga Ankaraja në qytetin e Konyas, në perëndim të Turqisë.

Shoferi i trenit ishte në mesin e të vdekurve, ndërkaq shifra e të lënduarve është 46. Tre nga ta janë në gjendje serioze, transmeton BBC, shkruan rtv21.tv

Një numër i madh i punëtorëve të shërbimeve emergjente arritën në vendin e ngjarjes pas përplasjes, që ndodhi në kushte dimri. Hetimet po vazhdojnë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →