Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) e ka konfirmuar se janë shtyrë ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Ky vendim vjen pasi që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpalli ditën e nesërme si ditë zie.
Dita e nesërme do të jetë ditë zie në kujtim të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë, si rezultat i dhunës në baza gjinore.
Si pasojë e kësaj, Komisioni i Garave ka vendosur që t’i shtyjë ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales së Kosovës.
Po ashtu, FFK ka bërë të ditur se ndeshjet e kthimit të Kupës së Kosovës do të zhvillohen më 24 prill.










