Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shtyhet takimi i Thaçit me komisionerin Hahn

nga Venera Grabanica3 dhjetor 2018

Hahn gjatë vizitës në Kosovë do të takohet me krerët e shtetit

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Hahn gjatë kësaj vizite në Kosovë do të takohet me krerët e shtetit. Takimi i tij me presidentin Hashim Thaçi, i paraparë të fillojë në orën 13:15 është shtyrë për në orën 16:00.

“Për shkaqe objektive, takimi i paraparë i presidentit Thaçi për t’u mbajtur në orën 13:15 me komisionerin Hahn, është shtyrë për në orën 16:00 të ditës së sotme”, bëhet  ditur në komunikatën për media.

Fokusi kryesor i vizitës së Komisionerit Johannes Hahn do të jetë në vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 përqind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ai gjatë vizitës pritet ta përsërisë thirrjen për revokimin e taksës dhe të nënvizojë nevojën për fokusim në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →