Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Shumë i pa­ kulturuar është ky”, debat i ashpër mes Ramusës së PDK-së e Aliut të LVV-së

nga B G6 tetor 2025
“Shumë i pa­ kulturuar është ky”, debat i ashpër mes Ramusës së PDK-së e Aliut të LVV-së

Debat i ashpër është zhvilluar mes kandidatit të LVV-së, Qemajl Aliu, dhe atij të PDK-së, Përparim Ramusa.
Aliu akuzoi kundërkandidatët për dallavere me projekt për energjinë e erës, duke thënë se pronari i biznesit që donte ta realizonte këtë projekt ka kërkuar tokë të AKP-së.

“Ne ia kemi refuzuar, drejtoresha Shqipe Rexha që ka qenë e PDK-së ia ka refuzuar, sepse ne nuk menaxhojmë me toka të AKP-së”, tha ai, derisa vazhdoi të fliste edhe pasi i kaloi minutazhi i replikës.

Pas kësaj reagoi Ramusa i PDK-së, duke thënë se investitori gjerman i këtij projekti ka aplikuar në komunë për investim.

“Në refuzim nuk i ka shkruar…”, tha ai, ku këtu ndërhyri prapë Aliu.

“Shumë i pa­ kulturuar është ky, nuk lë me përfunduar argumentin… në refuzimin që ia kanë refuzuar këta, ia kanë shkruar për mungesë të planit zhvillimor”, tha Ramusa për të

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →