“S’ke marrë vota as për asamblist”, debat i ashpër mes Berishës së PDK-së e Bytyçit të LVV-së
Një përplasje fjalësh ka ndodhur mes kandidatit të PDK-së, Dardan Berisha, për kryetar të Suharekës dhe atij të LVV-së, Hamdi Bytyçi.
Berisha ka akuzuar Bytyçin se nuk ka identitet politik.
Bytyçi tha se kurrë nuk ka qenë në qeverisje të komunës, derisa Berisha i ka thënë atij se po i gënjen qytetarët.
Bytyçi: “Vitin 2021 ke marrë 308 vota dhe as qytetari s’ta ka dhënë mundësinë, vetëm se t’u ka liruar vendi. Pastaj ke kaluar në pazare politike.”
Berisha: “Zotëri Bytyçi, jo që s’ka qenë për pushtet… Zotëri Bytyçi që e kam përballë unë, nuk ka familjar pa e shti në punë në këto mandate të Muharremajt. Mandatin e Salih Asllanit e çdo kujt përpara i ka shfrytëzuar çdo pushtet që ka ardhë. Unë kam qenë asambleisti më i votuar në 2017. Ti ke garuar për asamblist – s’ke fituar, ke garuar për deputet – s’ke fituar.” /21Media











