Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sindikata e punëtorëve të RTK-së proteston sot për pagat

nga Venera Grabanica6 nëntor 2025
Sindikata e punëtorëve të RTK-së proteston sot për pagat

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së, SPERTK sot mban protestë në orën 11:00 para hyrjes së kanalit të parë të RTK-së.

Përmes një njoftimi për media SPERTK ka bërë thirrje që punëtorët të marrin pjesë pa dallim për solidaritet pas problemeve me paga, transmeton KosovaPress.

SPERTK thotë se qëllimi i protestës është që të krijohen institucionet e vendit për të gjetur zgjidhje për buxhetin i cili me mosmiratimin e tij rrezikon pagat e 700 punonjësve të RTK-së.

Përkrahje për protestën ka shprehur edhe Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

“AGK-ja shpreh solidaritet me punonjësit e RTK-së, të cilët sërish, brenda pak muajsh, po kërkojnë pagat që u takojnë sipas kontratave të tyre, për punën e kryer.Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreson se do të ketë hapësirë për funksionalizimin e plotë të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që komisioni përkatës ta miratojë ndarjen buxhetore për RTK-në. Nëse kjo nuk ndodh, Qeveria në detyrë e Kosovës duhet të eksplorojë të gjitha mundësitë për të bërë, në mënyrë urgjente, një alokim të ngjashëm si ai i korrikut”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →