Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sindikata e Trepçës: Vazhdimisht po alarmojmë për gjendjen e rënduar dhe mungesën e investimeve

nga Venera Grabanica14 maj 2026
Sindikata e Trepçës: Vazhdimisht po alarmojmë për gjendjen e rënduar dhe mungesën e investimeve

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka thënë se mungesa e investimeve dhe gjendja e rënduar, për të cilat kjo sindikatë po alarmon vazhdimisht, po e rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e minatorëve.

Sindikata ka thënë edhe se gjendja në minierë është shqetësuese, dhe se, kërkohet veprim urgjent.

‘’ Trepça ka nevojë të menjëhershme për investime serioze në pajisje dhe kushte pune. Me pajisje të vjetra dhe mungesë mirëmbajtjeje nuk mund të ketë zhvillim, por vetëm rritje të rrezikut’’, thuhet në reagim.

”Sindikata vazhdimisht po alarmon për gjendjen e rënduar dhe mungesën e investimeve, të cilat po rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e minatorëve. Sot tashmë po vërtetohet ajo që kemi theksuar prej kohësh. Gjendja në minierë është shqetësuese dhe kërkon veprim urgjent. Trepça ka nevojë të menjëhershme për investime serioze në pajisje dhe kushte pune. Me pajisje të vjetra dhe mungesë mirëmbajtjeje nuk mund të ketë zhvillim, por vetëm rritje të rrezikut. Është e domosdoshme që institucionet përgjegjëse të marrin masa konkrete për të parandaluar më të keqen. Shpresojmë që të mos kemi pasoja në jetë njerëzish, sepse çdo vonesë në reagim mund të kushtojë shtrenjtë. Siguria e minatorëve duhet të jetë prioritet absolut”, thuhet në njoftimin e Sindikates.

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →