Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

S’ka asnjë emër konkret deri më tani për trajner të Kosovës

nga Venera Grabanica23 nëntor 2023
S’ka asnjë emër konkret deri më tani për trajner të Kosovës

Pas largimit të Primoz Glihas, kanë nisur të përmenden shumë emra të trajnerëve, vendor e ndërkombëtar për pasuesin e tij në krye të Kombëtares së Kosovës.

Emra si Ilir Daja, e Tahir Batatina janë në mesin e emrave të lakuar, por brenda drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës, deri më tani nuk ka asnjë emër konkret.

Gjithnjë sipas këtij burimi, një vendim rreth kësaj çështje pritet të merret në ditët në vazhdim dhe është duke u bërë një analizë e detajuar brenda kombëtares.

Ndryshe, Kosova dështoi që ta kualifikohet në Kampionatin Evropian të futbollit nën drejtimin e sllovenit Gliha, andaj pritet të ketë ndryshime tek Dardanët.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →